Drejtuesit e Toyota presin që deri në vitin 2035 të shesin vetëm makina me zero emetim

Drejtuesit e Toyota presin që deri në vitin 2035 të shesin vetëm makina me zero emetim

Një premtim surprizë, pёr tё shitur vetёm makina me zero emetim në Evropë deri në vitin 2035, ka ardhur nga prodhuesi automobilistik japonez “Toyota Motor”.



Objektivat e kanё vendosur Toyota-n afёr Marrëveshjes sё Gjelbër tё Bashkimit Evropian, tё propozuar në korrik.

Kompania tha se shpreson qё blloku të ketë infrastrukturë të mjaftueshme, për rimbushjen e baterive dhe karburantit me hidrogjen.

Sakaq, shtetet anëtare të BE-së janë në mosmarrëveshje, për vendosjen e njё afati pёrfundimtar tё motorëve me djegie.

Franca kёrkon që hibridët plug-in të lejohen për një kohë më të gjatë, ndërsa Italia nuk dёshiron tё braktisë supermakinat me djegie.

Drejtuesit e Toyota-s prej kohësh kanë kërkuar të ruajnë hibridët, si Prius për të reduktuar emetimet e gazrave të gazit, derisa automjetet plotësisht elektrike të jenë të arritshme për më shumë konsumatorë.

Pavarësisht suksesit të Toyota-s me hibridët, kompanitë e kanë gjithnjë e më të vështirë për të menduar se konsumatorët në pjesë të Evropës nuk janë ende gati për të bërë kërcimin drejt makinave të fuqizuara tërësisht nga bateria.

Mbi 800 mijё automjete të tilla elektrike u regjistruan në rajon këtë vit deri në shtator, 90% më shumë se një vit më parë.

Gjithashtu deklarata e sipёrmarrёsit mё tё pasur nё botё, Elon Musk, “tёrёsisht elektrike ose dёshtojmё”, ka fituar besimin tek investitorët.

Kompanitë e tjera të automjeteve kanë njoftuar po ashtu qëllime të ngjashme me ato të Toyota-s.

Prodhuesi gjerman “Volkswagen” ka thënë se ka në plan të ndalojë shitjen e makinave me djegie në Evropë midis viteve 2033 dhe 2035.

Gama e automjeteve të “Ford Motor Co.” do të jetë tërësisht elektrike deri në vitin 2030 dhe Mercedes-Benz është zotuar pёr ta bёrё kёtё deri nё fund tё dekadёs, aty ku kushtet e lejojnë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles