Listës së doktorantëve në trojet shqiptare tanimë i bashkohet edhe djaloshi nga Gjilani, i cili vajti në SHBA me bursë studimi në nivelin bachelor në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ai vazhdoi më pas me Master dhe doktoroi në po të njejtin institucion këtë muaj, me vlerësim maksimal në drejtimin e ingjinjerisë nukleare, plazmatike dhe radiologjike.
Padyshim që kjo e arritur e Drenit ngjall ndjenjë krenarie tek të gjithë shqiptarët, admirim e vlerësim, gjithashtu përcjell departamenti për kërkime shkencore e Universitetit të Illionisit, në të cilin institucion, Dreni vazhdon të kontribuojë tanimë si profesionist i vërtetë.
Por, cili është rrugëtimi i Drenit deri në arritjen e kapjes së majave në shkence?
Kuptohet që arritja e këtij suksesi është vetëm përmes punës së palodhshme dhe studimit intenziv, që asnjëherë nuk i ka munguar përgjatë periudhës së studimit të vazhdueshem. Me e rëndësishme për t’u nënvizuar në këtë rast, është se Dreni është produkt shqiptar, i cili ndoqi me përkushtim e dedikim rrugën e realizimit të objektivit që i kishte vënë vetës, të bëhej shkencetar i një fushe të pazakontë.
Trajektorja e rrugetimit të Drenit e ka pikënisjen nga Gjilani, qyteti i tij i lindjës ku mbaroi shkollimin e mesëm, periudhë në të cilin ai u dallua si një aset premtues në shkenca ekzakte, duke u shpërblyer disa herë në gara të matematikës në nivel kombëtar, dhe vazhdoi studimin e tij në Prishtinë si student i rregullt në Universitetin e Prishtinës drejtimin-Ndertimtari.
Jo pse nuk i pëlqeu kjo sfidë, por shpirti i tij i etur dhe kërkues për shkencë e nxorri fitues të bursës së studimi të akorduar nga Bislimi group, përmes së cilës iu mundesua të ndjek studimet bachelor në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, bursë e cila jo vetëm që i ndryshoi jetën, por i mundësoi të zhvillojë kërkimin shkencorë në këtë Universitet, i cili rangohet në top univeristetet më të mira në botë në shumë fusha të diciplinave inxhinierike, përfshirë në veçanti inxhinierinë nukleare.
Suksesi i tij është i pazakontë dhe mund të jetë një nga doktorantet e rallë, në mos i vetëm në trojet shqiptare që posedon titullin më të lartë shkencorë në lëminë e fizikës bërthamore, të cilin edhe Universiteti në rang kombëtar në Amerikë e cilëson si ekspert i rrallë.
Pyetjës së si është e mundur të arrihet një gjë e tillë në shtetin me zhvillim më të sofistikuar shkencorë, Dreni shprehet me modesti, se hapi i parë i çdo të riu me synime për të arritur rezultate në shkencë, është të kenë objektiv të qartë dhe të jenë ngulmues në arritjen e këtyre objektivave, vetëm me punë.
Esenciale sipas tij është që gjatë shkollës së mesme, të rinjtë duhet të studjojnë fort, në lëmine për të cilen dëshirojnë që në të ardhmen ta studjojnë dhe krahas studimit obligativ, të jenë sa më shumë aktiv në programet extra curriculare të profesionit që e duan dhe të jenë sa më të hapur dhe kërkues në fushat interdiciplinare, që të përthithin sa më shumë dijeni dhe informacion shkencore.
Dreni pohon që në fillesat e rrugëtimit të tij profesional nuk ka hezituar në asnjë moment të jetë pjesmarrës, vullnetar e kontribues në laboratorin e Universitetit edhe pse në fillim, pa njohuri të mjaftueshme paraprake, por shpejt se kjo kurajo dhe ambicie e tij për të mësuar më shumë është shpërblyer të fitoj pozitën e asistentit për kërkime shkencore.
Një qasje e tillë përsistuese, shpejt i ka dhënë mundësi Drenit të fitoj njohuri të mjaftueshme për të qenë pjesë e punimeve dhe publikimeve shkencore, që ky laborator ka prodhuar dhe publikuar në vazhdimësi. Normalisht, që zelli dhe puna e Doktorit shqiptar është vërejtur nga profesorët, akademikët e shkencetarët e Departamentit të Universitetit të cilët falë zultateve shkencore dhe e kanë selektuar si kandidat për (Phd) doktorant të cilin titull, Dreni e ka mbrojtur me vlersim maksimal.
Periudha e shkollimit postdiplomik në fushen e inxhinierisë
Dreni, në veçanti e pershkruan si jo të lehtë periudhën e shkollimit postdiplomik në fushen e inxhinierisë. Si pjesë e studimeve të doktoratës kërkohet impenjim intenziv në dizajnimin, ndërtimin dhe experimentimin e një punimi shkencore për të kontribuar esencialisht në zhvillimin e mëtejmë shkencore dhe të hulumtohen përgjgjjet e problemeve që mbartin fenomene të caktuara.
Pikërisht, përballja me shumë të panjohura kërkon që një shkencetar i ri të jetë gjatë gjithë kohës aktiv në zhvilllimin profesional dhe aktivisht të marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore, si dhe të ndaj me komunitetin e shkencetarëve, gjetjet respektive dhe të këmbejë ide lidhur me zgjidhjet potenciale.
I pyetur se çfarë do të thotë ky titull për Drenin, me thjeshtësinë më të madhe, ai shprehet që titulli nuk ka ndonjë vlerë të përveçme pasi në vetëvete është vetëm një abstrakt, por e rëndësishme sipas tij, është fakti që i është dhënë mundësia të studjojë lëminë që e ka pasur ëndërr ta studjoj, të cilën ai sot e jeton duke u marrë me inxhinieri bërthamore.
Më e rëndësishme për Drenin mbetet fakti që kur përmendet emri i tij në auditoret shkencore, ai nuk harron me çdo kusht të përmendet vendin e tij të origjines, vetëm me idenë që pjesë e punës së tij shkencore të përmendet si referencë e demosdosshme, me të cilën, Kosova gjithmonë ndjehet krenar.
Me shumë mburrje e krenari, Dreni bart në vetëvete identitetin shqiptar si një ambasador i shqiptarisë në qarqet shkencore, të cilin sukses ia dedikon familjes së tij dhe vecanerisht vajzës së vogel, një vjeçe, të cilën e ka pikë shumë të dobët./Gazeta “Enigma”/