Një fabrikë e plastikës e cila ndodhet brenda Parkut të Biznesit në Drenas është përfshirë nga zjarri, sot paradite.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se zjarrfikësit dhe Policia po merren me rastin – teksa nuk dihen akoma detaje të tjera.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”.