Kryetari i zgjedhur i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në mesnatë ka bërë një paralajmërim, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook Lladrovci ka thënë se në Drenas priten “beteja të reja” – beteja që, sipas tij, do të mbështeten në parime dhe vlera për të tashmen dhe të ardhmen.
“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë…do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore”, ka shkruar Lladrovci, pa dhënë detaje të mëtejshme se për çfarë bëhet fjalë.
