Drenica ka shënuar fitore në sfidën e vështirë ndaj Gjilanit, në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.
Me një fitore me rezultat 2-1, Drenica është shumë afër ta sigurojë edhe qëndrimin në elitë edhe për sezonin tjetër.
Kreshnik Uka me një gol të bukur e kaloi Drenicën në epërsi (30’), ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Enaid Kodra dyfishoi rezultatin (37’).
E tëra që arriti të bënte Gjilani ishte goli i nderit i realizuar përmes Blerind Morinës (52’).
Kësisoj, Drenica ngjitët në pozitën e gjashtë me 44 pikë derisa Gjilani zë pozitën e pestë me 45 sosh.
