Flamurtari e ka shkaktuar befasinë e rrethit të 1/16-tës së finales në Kupën e Kosovës duke e eliminuar Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Rezultati pas 90 minutave ishte 2:2, kurse shifrat e njëjta mbeten edhe pas vazhdimeve, me ndeshjen që u vendos nga penalltitë.
Në penallti, skuadra e drejtuar nga Visoka ishte më e suksesshme, duke triumfuar me rezultat 7:8