Drenica nuk ka lejuar befasi në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Të mërkurën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, “kuqezinjtë” fituan me rezultatin 3:1.
Osman Mëziu e realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 23-të, ndërsa dy golat e qetësisë i realizoi Armend Abazi në minutën e 53-të dhe të 63-të.
Elvis Ahmeti i Ulpianës e shënoi golin e fundit në minutën e 88-të, me gjuajtje të saktë e të fuqishme nga distanca.
Me këtë fitore, Drenica ngjitet në vendin shtatë me 39 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini, por klinasit kanë goldallim më të mirë.
Ulpiana është në vendin e parafundit (9), me 24 pikë.
Në xhiron e 32-të, Drenica luan në udhëtim te Drita, kurse Ulpiana e pret Gjilanin.