Drenica – Gjilani: Ja në cilin stadium do të zhvillohet ky ballafaqim

Drenica – Gjilani: Ja në cilin stadium do të zhvillohet ky ballafaqim

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet në aksion në mesjavë me vetëm tri ndeshje, pasi që dy sfida janë shtyrë për afat të pacaktuar.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet mes skuadrës së Drenicës dhe Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.

Klubi vendas i drenicas ka marrë një lajm të mirë nga Komisionin për Lincencimin e fushave i FFK-së dhe se ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu”.

Kujtojmë që ndeshjen e parë skuadra e Drenicës e kishte zhvilluar jashtë fushës së vet për shkak të disa punimeve që kishte në stadium.

Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit do të luhet në Skenderaj me fillim nga ora 17:00.

/GAZETA ENIGMA/   

Related Articles