Drenica merr një pikë te Drita, Malisheva fiton pastër ndaj Feronikelit

Drenica merr një pikë te Drita, Malisheva fiton pastër ndaj Feronikelit

Drita dhe Drenica kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan u mbyll 1:1.

Albin Krasniqi zhbllokoi shifrat në minutën e 52-të me një gol të bukur.

Drenica barazoi në minutën e 90-të të takimit me Hamitin që i siguroi një pikë të madhe mysafirëve në luftë për mbijetesë.

Drita me këtë pikë është në vendin e tretë me 56 pikë, kurse Drenica ka 40 pikë në zonën e barazhit.

Malisheva në takimin tjetër ka triumfuar 0:2 në udhëtim te Feronikeli.

Berisha në minutën e 76-të dhe Olivier gjashtë minuta më vonë ishin realizatorët e golave të fitores për Malishevën.

Malisheva me këto tri pikë tubon 40 sosh në vendin e shtatë, ndërsa Feronikeli është i fundit me 12 pikë.

Related Articles