Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në emër të partisë ka kërkuar që të rritet buxheti për arsimin universitar dhe atë parauniversitar.
“Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së sot kam përgatitur Amandamentin për rritjen e buxhetit për arsimin universitar dhe atë parauniversitar nga 3.5 përqind BPV-së në 7 përqind.
“Kam kërkuar që të krijohet një vijë e veçantë buxhetore për hulumtime shkencore, ashtu siç obligohemi edhe me MSA”, shkroi Dreshaj në Facebook.