Dreshaj-Qeverisë: Pandemia s’menaxhohet me urdhëra, por me vepra

Dreshaj-Qeverisë: Pandemia s’menaxhohet me urdhëra, por me vepra

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës po dështon në menaxhimin e situatës me virusin COVID-19.

Reagimi i Dreshajt vie menjëherë pas publikimit të raportit nga ana e IKShP-së, ku nga testimet e bëra vetëm këtë të premtë afër 3 mijë qytetarë rezultuan pozitiv, shumuca me variantin Omicron.

Dreshaj theksoi se këto shifra janë alarmante si dhe i kërkoi qeverisë që të ndërhyjë sa më parë në përmirësimin e kësaj situate. Sipas tij, për këtë situatë AAK e kishte paralajmëruar qeverinë edhe në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak ditësh.

“Të nderuar, kjo shifër është alarmante. Për këtë kemi alarmuar edhe më heret, duke paralajmëruar për një situatë të tillë edhe në konferencën për shtyp të fundit të mbajtur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Dreshaj.

Njëherit, ai ka shtuar se “përkundër rekomandimeve tona si ekspertë të fushës, që qeveria të jetë më agjile për implementimin e masave parandaluese në terren (masa si: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës, dhe dezinfektimi I duarve), gjë që nuk u implementua në praktikë, ose fare pak, sot ballafaqohemi me shifrat më të mëdha të pozitivitetit të të testuarve për COVID-19, dhe qeveria rekomandon masa shtesë në kufizim qarkullimi dhe në sektorin e gastronomisë”./Gazeta Enigma/

Related Articles