Drita dhe Ballkani zhvillojnë derbin e javës, formacionet zyrtare

Drita dhe Ballkani zhvillojnë derbin e javës, formacionet zyrtare

Xhiro e 6-të e edicionit të ri të Albi Mall Superligës do të përmbyllet me dy ndeshje tejet interesante.

Kryendeshja e kësaj xhiro që zhvillohet sot është padyshim ajo mes Dritës dhe Ballkanit.

Për Dritën ky do të jetë vetëm dueli i katërt që do ta zhvillojë këtë sezon, pas angazhimeve që kishte në Evropë, ku në tre ndeshja ka dy fitore dhe një barazim, e pozicionuar në pozitën e 5-të aktualisht.

Ballkani ndërkohë pas 5 xhirove të zhvilluara, ka tre fitore, një barazim e një humbje, e renditur aktualisht në pozitën e katërt me 10 pikë, aq sa ka edhe Llapi, Prishtina e Malisheva.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Selmani, Ajzeraj, Tusha, Bl. Krasniqi

Ballkani: Koliçi, Smajli, Jashanica, Thaqi, Potoku, Emerllahu, Abedini, Giovanni, Hamidi, Kryeziu, Adetunji.

Related Articles