Skuadra e strategut Ardian Nuhiu, ka bërë lojë impresionuese ndaj Feyenordit të favorizuar skajshmërisht, në pjesën e parë, duke e mbylluar atë pa pësuar, që ishte edhe imperativ duke pasur parasysh kualitetet e skuadrës mysafire, e me kundërsulme të kohëpaskohshme e ka sjellë në pozitë fare të palakmueshme Feyenordin, por pa konkretizim final, raporton Gazeta Enigma.
Ndonëse doninimi i lojës ishte në anën e mysafirëve, Drita arriti ta menaxhoj me shumë sukses repartin defansiv dhe pjesën e terrenit të saj, duke neutralizuar sulmet pikërisht para 16-metërshit, dhe duke e ruajtuar kësisoji portën e paprekur të Malokut, që mund të vlerësohet përmbushje e objektivit dhe instruksioneve të dhëna nga ana e trajnerit.
Pjesa e dytë e lojës pritet dominim i mysafirëve, por shpresohet që FC Drita, e cila tashmë ka krijuar një përvojë ndërkombëtare, do të artij ta ruajë qetësinë dhe të dalë e pamposhtur nga kjo përballje historike për të dhe futbollin e Kosovës në tërësi.
/Gazeta Enigma/