Federata e Futbollit e Kosovës në krye me kryetarin Agim Ademi kanë marrë njërin prej vendimeve më të mira në futbollin kosovar në vitet e fundit duke e krijuar Superligën U21, ku do të marrin pjesë 10 ekipet elitare të Superligës me grupmoshat e futbollistëve deri në 21-vjeç, shrkuan Gazeta Enigma.
Ky format i ri më së shumti i ka gëzuar futbollistët e rijnë të cilët do ta kenë mundësinë të përgatiten dhe të kenë më shumë hapësira në të ardhmen në ekipin e parë.
Superliga U21 ka nisur të hënën, klubet e Superligës i kanë nisur përgatitjet me U21 që një kohë të gjatë, por jo edhe klubi i Dritës, të cilët deri para dy dite nuk kishin emëruar as trajnerin e U21 e as nuk i kishin filluar stërvitjet.
Drita e përgjumur i ka nisur përgatitjet të hënën, pikërisht kur nisi kjo ligë me ndeshjen Dukagjini – Malisheva.
Skuadra gjilanase ka emëruar trajner, Ardian Latifin, i cili deri tani ka arritur t’i zhvillojë vetëm dy stërvitje dhe është në kërkim të lojtarëve për t’a plotësuar numrin për gara.
Kujtojmë që Drita do të luajë me Llapin të mërkurën nga ora 17:00.