Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në javën e 27-të të Superligës së Kosovës, pasi mposhti lehtësisht Drenicën me rezultatin 3 me 0.
Në pjesën e parë skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak pasi me të kuq u ndëshkua lojtari, Agim Zeka.
Fillimisht shënoi Leonat Vitija me kokë, pas harkimit të Almir Ajzeraj nga korneri, pastaj Blendi Baftiu pas asistit të Kastriot Selmanit dhe golin e fundit në këtë takim e shënoi Muharrem Jashari – që ishte një nga golat më të bukur të këtij sezoni në Superligë.
Me këtë fitore Drita rikthehen në pozitën e parë me 55 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Ballkani (54). Kurse Drenica në pozitën e fundit me 23 pikë.