Drita do të përballet me Lirinë në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë.
Gjilanasit janë duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, ku ende nuk dinë për humbje këtë edicion.
Drita ka pesë fitore radhazi dhe në përballje ndaj Lirisë synon që të vazhdoj ecurinë fantastike duke marrë fitoren e gjashtë radhazi dhe shtatën në total.
Në anën tjetër Liria e Prizrenit është duke kaluar nëpër një formë të tmerrshme ku ka pesë humbje radhazi dhe kërkon të shkaktojë befasi në Gjilan.
Formacionet zyrtare:
Drita: Smakiqi, Be. Krasniqi, Salihu, Vitija, Thaqi, Dabiqaj, Broja, Baftiu, Jashari, Ajzeraj, Bl. Krasniqi.
Liria:Shala, Zenunaj, Mehameno, Dube, Topallaj, Gavazaj, Stafa, Seseni, Bunjaku, Tjiueza, Alidema