Drita pret Llapin në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat bardhekaltër kanë objektiva krejtësisht të kundërta këtë edicion, me gjilanasit që duan titullin dhe llapjanët që kërkojnë t’i shmangen barazhit.
Drita synon të rikthehet te fitoret dhe fitorja eventuale e sotme do t’i siguronte atyre edhe matematikisht titullin e kampionit.
Por nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj Llapit në top formë që ka nevojë të madhe për pikë për t’i ikur pozitës së barazhit.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Bejtullai, Mesa, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Huruglica, Kostyshyn, Ajzeraj, Tusha, Manaj.
Llapi: Coric, Vokrri, Namani, Rama, Bytyqi, Musolli, Ramadani, Hasani, Baftiu, Gashijan, Tahiri.