Drita luan vetëm për fitore ndaj Suharekës, formacionet zyrtare

Drita luan vetëm për fitore ndaj Suharekës, formacionet zyrtare

Drita dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit synon tri pikët nga kjo ndeshje për të thelluar edhe më shumë epërsinë me Ballkanin e vendit të dytë.

Në anën tjetër, ekipi i Qëndrim Kidës vjen në këtë ndeshje nga nga një humbje dhe do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drita: Maloku; B.Krasniqi, Bejtulai, Ovouka, Sheji; Broja, Dabiqaj; Ajzeraj, Zulfiji, Tusha; Ibrahim;

Suhareka: Ozdogan; Nukic, Kodra, Memolla, Stijepovic; Susuri, Ajvazi; Maliqi, Krasniqi, Maliqi; Fetahaj;

Related Articles