Sot do të zhvillohet derbi i anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit me fillim nga ora 15:00.
Ky ballafaqim do të zhvillohet në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak se stadiumi i qytetit të Gjilanit është duke u rinovuar.
Pa orë para fillimit të kësaj sfide, klubi i Dritës ka lëshuar një njoftim ne faqen e tyre në “Facebook” ku ka bërë të ditur se janë shitur brenda pak orësh të gjitha biletat e planifikuara për tifozët e kësaj skuadre, derisa është bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID, si mbajtja e maskës, së paku njëra dozë e vaksinës si dhe distancën fizike.
Ky është njoftimi i plotë:
NJOFTIM me rëndësi për tifozët
FC DRITA njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen derbi FC DRITA – SC Gjilani pak minuta pas hapjes së pikës së shitjes.
Të gjithë tifozët të cilët kanë siguruar biletë dhe do të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dyert e stadiumit hapen në ora 13:00 dhe mbyllen në ora 14:30.
FC DRITA kërkon mirëkuptimin tuaj, me shpresë që së shpejti të kthehemi në normalitet dhe numri i tifozëve të jetë i pakufizuar.
VËREJTJE
Respektoni masat mbrojtëse anti-COVID 19 sipas rregullave të kërkuara:
》Të kenë të vendosura maskat mbrojtëse
》Të jenë të vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid ose të kenë testin PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë.
》Brenda ne stadium të mbajnë distancë fizike.
FC DRITA falënderon tifozët për interesimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.
FC DRITA