Ka përfunduar ndeshja në Belgjikë, Drita ka arritur rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë.
Skuadra kosovare ka barazuar pa gola ndaj Royal Antwerp, 0 me 0.
Ishte një ndeshje interesante, me dominimin që e kishin belgët, por që edhe “Intelektualët” u treguan shumë të rrezikshëm me anë të kundërsulmeve.
Ky rezultat është shumë pozitiv për Dritën pasi që ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku ka treguar disa herë forcën e saj në garat evropiane.
Ka një mundësi reale për të kaluar në raundin e tretë të Conference League, me rakimin që zhvillohet të enjten e ardhshme, në ora 20:00.