Drita merr fitore të madhe në udhëtim te Drenica

Drita merr fitore të madhe në udhëtim te Drenica

Drita ka arritur të rikthehet te fitoret në kampionat, ku ka triumfuar te Drenica 0-2.

Për skuadrën gjilanase, Drenica është kundërshtari më i përshtatshëm, pasi që nga viti 2016 nuk kanë humbur.

Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët që rrezikuan të parët, derisa golin e parë e gjetën në minutën e 14-të.

Arbnor Muja harkoi bukur në zonë, derisa Almir Ajzeraj realizoi nga afërsia për 0-1.

Drenicasit tentuan të rikthehen në lojë, ku Kreshnik Uka goditi shtyllën, por pa arritur ta dërgoj topin në rrjetë.

Me epërsinë minimale të Dritës 0-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe në pjesën e dytë gjilanasit u treguan më të rrezikshëm, ku 10 minuta pas startit shënuan golin e dytë.

Kapiteni Ardian Limani harkoi bukur në zonë, derisa Hamdi Namani me një gjuajte të saktë shënoi për 0-2.

Me këtë fitore Drita ngjitet në krye të tabelës me 11 pikë sa ka edhe Ballkani, derisa Drenica mbetet në vendin e katërt me 10 pikë.

Në xhiron e ardhshme Drita do ta zhvilloj derbin lokal ndaj Gjilanit, derisa Drenica do të ketë punë me Llapin në udhëtim. 

Related Articles