Drita merr zemër nga “Intelektualët” para ndeshjes me Feyenoordin

Drita merr zemër nga “Intelektualët” para ndeshjes me Feyenoordin

Drita dhe Feyenoordin do të përballen sonte në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Përballja në Rotterdam vjen pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Duke parë se ndeshja do të jetë shumë e vështirë dhe kualifikimi tutje duket i pamundur, “Intelektualët”, tifogrupi i Dritës i kanë dhënë zemër skuadrës së tyre.

“Të bashkuar thyejmë çdo barrier, të bashkuar drejtë historisë. Forca Drita zemra e qytetit!”, kanë shkruar tifozët gjilanas në faqen e tyre zyrtare.

Ndeshja fillon në orën 20:00 në Rotterdam të Holandës, shkruan Gazetasheshi.com

Related Articles