Drita është përballur sot me Ballkanin, në kuadër të javës së gjashtë të elistës së futbollit kosovar.
Nga ky ballafaqim, tri pikë i rrëmbyen gjilanasit.
Në këtë ndeshje u shënua vetëm një golë, ndonëse kishte raste.
Albert Dabiqaj shënoi me kokë në minutën e 83-të për 1-0 pas asistimit të Egzon Bejtullait.
Pas javës gjashtë Drita tashmë shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe mban pozitën e gjashtë por me dy ndeshje më pak të luajtura., ndërsa Ballkani ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e tretë.
Javën e ardhshme Drita do të luajë në Klinë ndaj Dukagjinit ndërsa Ballkani do të jetë nikoqir i Ferizajt. /Gazeta Enigma