Drita ka vazhduar me fitore në Superligë, teksa ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3-1.
Gjilanasit e zhbllokuan shpejt ndeshjen, kur Ardit Iljazi në minutën e 16-të realizoi autogol për epërsinë e Dritës 1-0.
Por në pjesën e parë mysafirët barazuan, pasi Egzon Bejtullai shënoi autogol në minutën e 38-të.
Me rezultatin e barabartë 1-1 u mbyllen 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë Dritae ishte më e fortë në sulm, kur Egzon Bejtullai realizoi me kokë për 2-1.
Krejt në fund të ndeshjes, talentin ganez Mike Artur shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.
Tani gjilanasit janë ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 17 pikë, derisa ndeshjen e radhës e luajnë në udhëtim te Drenica.
Ferizaj nga ana tjetër është e parafundit me 10 pikë dhe ndeshjen e radhës e presin Prishtinën e Re.
