Drita ka shënuar fitore ndaj Llapit, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.
Dy golat e ndeshjes u shënua në pjesën e dytë. Fillimisht minutën e 46’ nga Drita, me anë të Kushtrim Shabanit, i cili realizoi autogol. Ndërsa “Intelektualet” realizuan edhe njëherë në fund të ndeshjes me anë të Almir Alzerajt.
Drita pas fitores mbetet në vendin e dytë me 47 pikë të grumbulluara nga 23 ndeshje.
Ndërkohë, Llapi në pozitën e pestë me 29 sosh.