Drita ndahet me mesfushorin ukrainas Denys Kostyshyn

Drita ndahet me mesfushorin ukrainas Denys Kostyshyn

Mesfushori ofensiv 25-vjeçar, Denys Kostyshyn, ka përfunduar aventurën e tij te Drita pas një periudhe njëvjeçare.

Gjatë kohës te gjilanasit, ai ishte pjesë e skuadrës kampione dhe kontribuoi me 27 paraqitje, 3 gola dhe 5 asistime, duke treguar cilësi të shkëlqyera në mesfushë.

Klubi ka njoftuar se ndarja është bërë në mënyrë miqësore dhe i ka uruar lojtarit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Njoftimi i plotë i FC Drita:

Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Denys Kostyshyn.

Pas një periudhe prej afro një viti bashkëpunimi, kemi vendosur të ndajnë rrugët në mënyrë miqësore.

Klubi ynë i uron Denysit shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.

Thank you Deny.

Related Articles