Drejtuesit e Dritës kanë kontaktuar 30-vjeçarin me origjinë nga Kukësi, Sero Noka.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet trajneri në një përgjigje të shkurtër.
“Jemi në kontakt me skuadrën e Dritës, nuk ka asgjë konkrete mirëpo të ardhmes nuk i dihet”, tha ai për Kanal10.
Orët në vazhdim mund të jenë vendimtare për ta caktuar trajnerin e ri të Dritës.
Drita ditë më parë njoftoi se trajneri Arsim Thaqi dha dorëheqje nga posti i kryetrajnerit.
“Intelektualët” kanë 57 pikë në pozitën e dytë, vetëm një më pak se Ballkani, rivali në garë për titull të kampionit.