Drita ka zyrtarizuar transferimin më të ri dhe bëhet fjalë për një lojtarë të ardhur nga jashtë.
Sulmuesi Samson Ebuka Obioha është lojtari më i ri i skuadrës bardhekaltër dhe ai tanimë ka zhvilluar stërvitjen e parë.
Obioha së fundmi ka luajtur në elitën e futbollit holandez te skuadra SJK Seinajoki, derisa është 24-vjeçar dhe luan në tre pozitat e sulmit.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Samson Ebuka Obioha është lojtari ynë i ri
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e nigerianit Samson Ebuka Obioha.
Samson luan në pozitë e sulmuesit ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e superligës finlandeze te ekipi i SJK Seinäjoki.
Samson sot është prezantuar para bashkëlojtarëve nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje lojtarit i cili më pas edhe zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin.
Samsi do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv dhe një alternativë më shumë për trajnerin Ramadani.