Drita vazhdon ndryshimet, përfundon bashkëpunimi me Endrit Morinën

Drita vazhdon ndryshimet, përfundon bashkëpunimi me Endrit Morinën

FC Drita ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Endrit Morina.

Në komunikatën e klubit theksohet se Morina ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës, ndërsa drejtuesit e falënderojnë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar.

Drita i uron Morinës suksese të mëtejshme në karrierën e tij.

Komunikata e plotë:

Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Endrit Morina.

Klubi ynë e falënderon Endritin për kontributin gjatë kohës sa ishte pjese e klubit tone duke i uruar shumë suksese.

Faliminderit Endrit Morina

Related Articles