Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit ka vendosur ta bëjë një propozim në senatin e Universitetit “Hasan Prishtina” për t’iu ndarë titulli “Dr.Honoris Causa” trajnerit Driton Toni Kuka.
Kuka bashkë me garuesit e tij nga olimpiada “Tokyo 2020” kthehet me dy medalje të arta, pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të fitojnë në kategoritë e tyre.
Çmimi në fjalë është titull akademik që universiteti jep si mënyrë nderimi për kontributet e trajnerit që bëri që Kosova t’i ketë tri medalje olimpike.
Një vlerësim i tillë nga Universiteti i Prishtinës nuk i është bërë ndonjë personaliteti sportiv.