Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Driton Selmanaj kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i hyjë garës për në Prizren me kandidatin e saj, Driton Selmanajn.

Në njoftimin e degës së LDK-së në Prizren, thuhet se prezantimi i tij do të bëhet të mërkurën e 9 korrikut.

Në prezantimin e tij i pranishëm do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren,

Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë!
 Vendi: Lidhja e Prizrenit

Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve.

I pranishëm do të jetë edhe Kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku.

 Ejani të bëhemi bashkë për një Prizren më të mirë, për një vizion të ri dhe për një fillim që bazohet në integritet dhe përkushtim.
Prania juaj i jep forcë ndryshimit. Mos mungoni!

Related Articles