Mendim të njëjtë ka edhe profesori Dritro Arifi.
Ai për FrontOnline, tha se vendimi mund të merret këtë vit, por për shkak të procedurave liberalizmi të bëhet vitin e ardhshëm.
“Sa i përket se a mund të ndodh liberalizimi i vizave këtë vit dyshoj shumë sepse është e pamundur aspekti kohorë dhe procedurat e Këshillit të Evropës vetëm nëse bëhet diçka jashtë këtyre procedurave sepse duhet të shkojë një herë të ambasadorët e përhershëm të votohet të shkohet në Parlament e më pas prapë të kthehet në Këshillë, pra janë procedura që marrin kohë minimalisht gjatë muaj. Por sidoqoftë unë e shoh si pozitive sepse vendimi mundë të merret brenda këtij vitit por liberalizimi i vizave mund të ndodhë besoj vetëm vitin e ardhshëm nëse ka seriozitet nga Këshilli i Evropës”, u shpreh ai,
Çekia, nga 1 korriku, mori kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, që zgjat deri në fund të këtij viti.
Në gjashtë muajt paraprakë, në këtë pozitë ishte Franca.