Drogë e telefon në tualetin e burgut në Dubravë

Drogë e telefon në tualetin e burgut në Dubravë

Gjatë një kontrolli të rregullt në ambientet sanitare të Qendrës Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë zbuluar një sasi të dyshuar të marihuanës dhe një telefon celular të kontrabanduar.

Sipas njoftimit zyrtar, janë gjetur 94 gramë marihuanë dhe një telefon celular në hapësirat e njohura si WC, brenda objektit korrektues. Njësiti i Departamentit për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Peja ka dalë në vendngjarje dhe ka konfiskuar materialet e dyshuara.

Rasti është duke u hetuar për të identifikuar personat përgjegjës dhe mënyrën se si substanca narkotike dhe telefoni kanë hyrë në institucionin korrektues.

Related Articles