“Dua këmishën e tij…” – Djali kërkon këmishën e babait të vrarë në Gaza

“Dua këmishën e tij…” – Djali kërkon këmishën e babait të vrarë në Gaza

Një moment prekës nga lufta në Gaza ka prekur rrjetin dhe zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.

Një djalë i vogël palestinez është filmuar teksa kërkon me ngulm këmishën e përgjakur të babait të tij, i cili u vra gjatë bombardimeve të fundit.

Në videon që është bërë virale, djali shihet teksa qan me dëshpërim, duke kërkuar të paktën një copë të fundit të kujtimit të babait:

“Dua këmishën e tij, dua diçka që të mbajë erën e tij,” dëgjohet duke thënë përmes lotëve.

Pamjet e publikuara tregojnë se si i mituri përpiqet t’i afrohet trupit të pajetë të babait të tij, ndërsa të rriturit e ndalojnë për ta mbrojtur nga një plagë edhe më e rëndë.

Ky rast është kthyer në simbol të pafajësisë së fëmijëve që po rriten në mes të luftës, humbjeve dhe traumës – një kujtesë tronditëse për çmimin që po paguan populli palestinez.

Related Articles