“Duam që lufta në Ukrainë të përfundojë, jam i zhgënjyer me Putinin”

“Duam që lufta në Ukrainë të përfundojë, jam i zhgënjyer me Putinin”

Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rutte, presidenti Donald Trump tha se dëshiron të shohë fundin e luftës në Ukrainë, duke shtuar se është “i zhgënjyer” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti amerikan thotë se SHBA-të prodhojnë pajisjet më të mira, raketat më të mira dhe “gjithçka më të mirë”.

Ai thotë se ata do t’ia dërgojnë armët NATO-s dhe shton se “ata do të paguajnë për to”.

Takimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me Donald Trump po zhvillojnë takimin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio janë gjithashtu atje. 

Related Articles