Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, kishte deklaruar se do të votojë pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, por që sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ajo abstenoi, shkruan GazetaEnigma.
Sipas saj ky ka qenë momenti më i vështirë në jetën e saj.
“Ky është momenti më i vështirë në karrierën time, pasi abstenimi është në emër të Grupit Parlamentar ndërsa personalisht jam pro”, tha Balje. / GazetaEnigma