Dudek në autobiografinë e tij: Messi është një provokator dhe Ronaldo një egoist

Dudek në autobiografinë e tij: Messi është një provokator dhe  Ronaldo një egoist

Jerzy Dudek kritikon ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo dhe nuk e kursen as Messin.

Polaku, i cili ndau përvojën e tij në Real Madrid me yllin, ka publikuar autobiografinë e tij.

Në media janë zbuluar disa fragmente: “Messi është provokator, ashtu si trajneri i tij Guardiola. Ata janë gati të të bezdisin dhe të nervozojnë në fushë. Shumë shpesh ia dolën. Kam parë dhe dëgjuar Messin të thotë gjëra kaq të vrazhda ndaj Pepes dhe Ramos që nuk mund t’i imagjinosh që thuhen nga një person që shfaqet kaq i qetë dhe i këndshëm”.

Për portugezin Dudek thotë: “Raul ishte vërtet arrogant, por në përgjithësi ishte normale. Cristiano Ronaldo, nga ana tjetër, është shumë egoist dhe ka një dëshirë të madhe për të fituar. Jam i sigurt se do të preferonte një 1-0 me golin e tij në 5-0, pa shënuar. Ai është një djalë absolutisht normal, por e kuptoj që nga jashtë mund të perceptohet ndryshe”.

Related Articles