Dueli i shumëpritur i të pamposhturve Usyk-Fury caktohet për 17 shkurt

Dueli i shumëpritur i të pamposhturve Usyk-Fury caktohet për 17 shkurt

Dy gjigantët e boksit botëror, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, pritet të ndeshen më 17 shkurt në Riad të Arabisë Saudite.

35-vjeçari britanik do të përballet me 36-vjeçarin ukrainas pas një sërë negociatash të mundimshme për zhvillimin eventual të këtij meçi.

Fillimisht kontratat ishin nënshkruar në shtator për datën 23 dhjetor, mirëpo kjo nuk ishte realizuar, deri kur organizatorët e kësaj përballjeje tashmë e kanë konfirmuar vendin dhe datën.

Përderisa Fury është kampion në WBC, ukrainasi mban titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO, teksa të dy kanë bilanc pa humbje.

Related Articles