Dueli në mes boksierëve Krasniqi – Mohammedi, Komuna e Prishtinës paralajmëron për mbylljen e dy rrugëve

Dueli në mes boksierëve Krasniqi – Mohammedi, Komuna e Prishtinës paralajmëron për mbylljen e dy rrugëve

Dueli i madh në mes të boksierëve Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet nesër.

Me këtë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Enver Zymberi” dhe rruga “Rinia” do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’”, thuhet në njoftimin e komunës.

Related Articles