Futbollisti më i njohur afrikan Mohamed Salah është përshëndetur tre herë nga tifozë që hynin në fushë në duelin që Egjipti e zhvilloi në udhëtim te Angola.
Ylli i Liverpoolit edhe një herë tjetër pati rol vendimtar pasi ia siguroi vendit të tij plejofin për në Kupën e Botës. Angola kishte avantazhin e dy golave por në fund dueli u mbyll baras, 2:2.
Salah luajti rol të madh në këtë rezultat, pas asistimit që e bëri. Ai është në mesin e 10-të futbollistëve më të popullarizuar në platformën e ‘Instagramit’ për këtë vit.
Egjiptiani ka realizuar 15 gola në 15 ndeshje në të gjitha garat në këtë edicion.
Egjipti me rezultatin e fundit i është afruar edhe më shumë Kupës së Botës. Është në pozitën e parë të Grupit F para Gabonit, Libisë dhe Angolës.
Angolan fan runs to hug Egypt’s Mohamed Salah at the #WCQ in Luanda, Angola. pic.twitter.com/oSHGELvcPZ— ❂ Yübbîę Umoh ❂ (@Yubbie007) November 12, 2021