Dueli për titull në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës, formacionet zyrtare

Dueli për titull në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës, formacionet zyrtare

Ballkani dhe Drita takohen në kuadër të xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë në Suharekë.

Dy skuadrat pretendente për titullin kampion sfidojnë njëra tjetrën dhe qëllimi është i qartë, vetëm fitorja.

Ballkani ndodhet në pozitën e dytë me tre pikë larg Dritës dhe kërkon fitore për t’u barazuar në krye të tabelës.

Në anën tjetër gjilanasit synojnë të dalin të pamposhtur nga Suhareka për ta ruajtur epërsinë ose për ta shtuar atë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Iljazi, Vokrri, Jashanica, Batarelo, Potoku, Diene, Deliu, Ismajlgeci, Kryeziu, Hamidi, Tolaj.

Drita: Maloku, Be.Krasniqi, Bejtullai, Pëllumbi, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Ajzeraj, Balaj,Tusha, Bl. Krasniqi.

Related Articles