Dugolli i LVV-së i përgjigjet PDK-së: Ftesat zyrtare nuk janë vetëm ato me shkrim

Dugolli i LVV-së i përgjigjet PDK-së: Ftesat zyrtare nuk janë vetëm ato me shkrim

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, tha se kryeministri Kurti do të vazhdojë përpjekjet e tij për takime me partitë opozitare, në tentim për të gjetur zgjidhje.

Në një bisedë për RTV21, deputeti Dugolli iu përgjigj edhe kërkesës së PDK-së se Kurti duhet ta konkretizojë me ftesë zyrtare kërkesën e tij për takim.

“Deklarimi i zotit Kurti se do t’i konsultojë partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit është zyrtar, por edhe do të formalizohet, pse jo, edhe me ftesa zyrtare. Por ftesat zyrtare janë edhe gojore, nuk janë vetëm ato me shkrim. Ne jemi të interesuar që seriozisht të komunikojmë dhe ta zgjidhim këtë çështje. Pritet që të takohen Kurti dhe Hamza, prandaj uroj që, me një komunikim përmbajtësor, të tejkalohet edhe kjo çështje.”, tha ai.

Theksojmë se dje kreu i VV-së, Albin Kurti ka zhvilluar takim me kreun e LDKsë, Lumir Abdixhiku por pa ndonjë marrëveshje konkrete.

Related Articles