Dugolli i VV-së i del kundër Ministrisë së Mbrojtjes pas nderimit që iu bë ushtarëve serbë

Dugolli i VV-së i del kundër Ministrisë së Mbrojtjes pas nderimit që iu bë ushtarëve serbë

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, i ka dalë kundër reagimit të Ministrisë së Mbrojtjes pasi ata pretenduan se nuk i kishin nderuar ushtarët serbë që vdiqën mes viteve 1912-1918.

Ushtria serbe mes atyre viteve kishte kryer shumë masakra ndaj shqiptarëve të Kosovës, siç ishte raportuar edhe nga gazeta prestigjioze botërore.

Por, si duket që vëmendja dhe vetëdija historike iu ka munguar komandatëve të FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që dërguan Togun e Gardës Ceremoniale dhe Orkestrën Frymore në atë hapësirë.

Sipas tyre, “Toku ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francez dhe gjerman. Pozicionimi fizik i gardistëve tanë është imponuar nga pozita e pllakave memoriale dhe platosë përkatëse, dhe në asnjë formë nuk nderohen të rënët serb”.

Por, me këtë reagim nuk pajtohet aspak Enver Dugolli i VV-së, që është edhe anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje.

“Çdo justifikim i këtij lloji është gabim në vetëvete. Duhet pranuar se ishte lëshim dhe gabim rreshtimi i ushtarëve tanë (pa fajin e tyre) para një pllake ku përkujtohen ushtarët serb të rënë në luftën e parë botërore të cilët historikisht dihet se kanë kryer krime të rënda ndaj shqiptarëve.” – shkruan mes tjerash deputeti.

Related Articles