Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale.
Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi kujdestarie legjislativ, që sipas tij, me përpikëri do të zhvendosnin barometrin në favor të fakteve reale, e jo pretenduese apo imagjinare.
“Hendikepi i kësaj gjykate është mungesa e një mekanizmi kujdestarie legjislativ, që me përpikëri do të zhvendosnin barometrin në favor të fakteve reale e jo pretenduese apo imagjinare. Faktet duhet të vlerësohen sipas bindjes juridike dhe jo të interpretohen sipas dëshirës apo përcaktimit paraprak”, tha Thaçi.
Tutje, ai tha se çdo vendimmarrje në emër të drejtësisë me bindje apo legjitimitet të lëkundur apo të humbur qytetar, është dhe mbetet i diskutueshëm.
“Çdo vendimmarrje në emër të drejtësisë me besim, bindje apo legjitimitet të lëkundur apo të humbur qytetar, në çdo vend dhe shoqëri demokratike, gjithmonë është dhe mbetet i diskutueshëm dhe i kompromitueshëm”, tha ai.