“Duhet të merret një vendim politik para fundit të këtij viti për liberalizim të vizave për kosovarët”

“Duhet të merret një vendim politik para fundit të këtij viti për liberalizim të vizave për kosovarët”

“Sa më shpejt duhet të merret një vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, kështu është shprehur i dërguari i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh.

Ai ka theksuar se shteti slloven ofron përkrahje pa asnjë kush për procesin e liberalizimit të vizave.

“Ne besojmë se ekziston një mundësi reale që njerëzit nga Kosova së shpejti të mund ta gëzojnë një regjim pa viza me BE-në. Sllovenia e mbështet këtë proces pa kushte, sepse e dimë se Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të adresuar shqetësimet e shteteve anëtare kur të zbatohet regjimi i ri”, ka pohuar Frangesh.

“Qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm. Një vendim politik duhet të merret para fundit të këtij viti dhe të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Frangesh për Klankosova.tv.

Related Articles