Duka: Kombëtarja bëri arritje historike

Duka: Kombëtarja bëri arritje historike

Kombëtarja shqiptare ka pasur disa kulme, që kanë dhuruar emocione të forta dhe në të njëjtën kohë, ëndrrën për kualifikim në Botëror.

Kreu i FShF-së, Armando Duka, në një intervistë për SuperSport, deklaroi se mund të ishte bërë edhe më mirë, nëse nuk do të ishim në kushte pandemie.

Vështirësia e krijuar nga pandemia, ndikoi jo pak në të gjitha fushat e jetës, madje edhe në sport, pasi dihet që edhe aty protagonistë janë njerëzit, që në një mënyrë apo në një tjetër, ndikohen nga këto problematika dhe nuk arrijnë objektivat maksimale që i kanë vënë vetes”, tha ai.

I pari i Federatës Shqiptare të Futbollit vuri në dukje avantazhet e futbollit shqiptar dhe ngritjen e theksuar në cilësi, duke përfunduar mjaft mirë në radhitjen përfundimtare tabelare, përkundëer pamundsisë së kualifikimit.

“Unë konstatoj me kënaqësi që futbolli shqiptar ka bërë disa hapa përpara në nivelin ndërkombëtar, duke dhuruar gara emocionale dhe cilësi, madje edhe rezultate historike apo rekorde. Nëse nuk do të ishin vështirësitë, jam i sigurt që do të arrinim më shumë, ndonëse e mbyllëm edicionin të tretët dhe morëm 18 pikë, si asnjëherë tjetër”, shtoi ai.

Duka më tej theksoi se edicioni ka qenë i bukur dhe ka mbajtur me emocione aderuesit e shumtë thuajse deri në fund, pasi sipas tij, u ëndërrua vazhdimisht për një kualifikimin për Botërorin “Qatar 2021”.

Armando Duka, kryetar i FShF-së

Shorti ishte jo pak i vështirë për kuqezinjtë, pasi në grup ishin Anglia, Polonia, apo edhe Hungaria, që kishte një bilanc mjaft pozitiv në përballjet me Shqipërinë, megjithatë pengu i presidentit Duka ishte pikërisht sfida ndaj polakëve në “Air Albania”.

Ne kundër Hungarisë shënuam për herë të parë dhe morëm fitore për herë të parë ndaj tyre, pasi nuk kishim arritur asnjëherë rezultat pozitiv. I kemi parë si kundërshtarë shumë të fortë, që te Anglia, që jo vetëm për emrin, por edhe për faktin që aktualisht ka përfaqësuesen më të mirë në 20-30 viteve të fundit. Një lloj pengu për mua dhe gjithë skuadrën, është ajo ndeshje ndaj Polonisë në Tiranë, pasi kishim tre dëmtime dhe humbëm edhe tre futbollistë për shkak të koronavirusit, duke e komplikuar gjithçka. Për këtë arsye them që mund të kishim bërë shumë më mirë në këtë edicion, nëse nuk do ishim në kohë pandemie. Bëmë mirë edhe në Poloni, por nuk ia dolëm, megjithatë duhet konsideruar edicion shumë i mirë”, deklaroi kreu i FSHF-së.

Related Articles