Duka në Prishtinë, shkak Ilir Daja?

Duka në Prishtinë, shkak Ilir Daja?

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka qenë prezent në ndeshjen ndërmjet Ballkanit dhe Sivassporit, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, shkak ka qenë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, i cili së fundmi është aluduar për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare.

Rezultatet e fundit të Dajës në Evropë me FC Ballkanit kanë bërë që opinioni sportiv në Shqipëri të hedh hipoteza për një mundësi afrimi në stolin e ‘kuqezinjëve’.

Daja, i cili javë më parë rinovoi me FC Ballkanin, së fundmi ka afruar në ekip edhe të birin e tij, Glen Dajën, por një ofertë si ajo për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare vjen vetëm një herë në jetë.

Daja mund ta pasojë Edi Rejën në stolin e ‘shqiponjave’, pas një kampanje zhgënjyese në Ligën e Kombeve. Gjithses, mbetet për t’u parë se cilat do të jenë zhvillimet e radhës. /Gazeta Enigma/

Related Articles