Dukagjini dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klinasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin ’18 Qershori’ me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Ismet Munishit vjen nga një seri pozitive prej dy fitoreve radhazi dhe synon të treten për t’u ngjitur edhe më shumë në tabelë.
Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit është në formë perfekte këtë sezon dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive për ta rritur epërsinë me ndjekësit në krye të tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Dukagjini: Margono; Hugo, Sinani, Basri, Bardhoku; Pefqeli, Morina, Millaku, Khomutov; Merlaku, Tare;
Drita: Maloku; B.Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji; Broja, Dabiqaj; Ajzeraj, Zulfiji, Kostyshyn; Manaj;