Prishtina ka shënuar një fitore me shumë vuajtje përball Ferizajt duke e mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1.
Ky takim u zhvillua në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superliga.
Leutrim Kryeziu ishte hero me dy golat e shënuar ndërsa për Ferizajn realizoi Donat Hasanaj.
Në anën tjetër lideri i tabelës, Drita ka vazhduar me formë të mirë.
Gjilanasit në udhëtim e kanë mposhtur Dukagjinin me rezultat minimal 1:0 me golin e Ardian Limanit.
Nesër zhvillohen takimet tjera të kësaj xhiroje.