Përballja Dukagjini – Llapi nuk ka sjell fitues në ndeshjen e javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Pavarësisht luftës së madhe në fushë dhe dëshirës së të dyja skuadrave për të marrë fitore kjo ndeshe është mbyll me barazim me rezultat 1:0.
Shala shënoi për Dukagjinin ndërsa barazoi Firminho për t’i ndarë kështu pikët. Kjo është pika e parë e Dukagjinit pas tri ndeshjeve, ndërsa për Llapin barazimi I dytë me radhë. Javën e dytë barazoi me Trepçën ’89 me rezultat 2:2. Dy ndeshjet tjera të parapara për t’u luajtur në javën e tretë, Trepça ’89 – Ballkani dhe Prishtina – Drita janë shtyrë.